Sulmuesi anësor brazilian Willian ka thënë se dëshiron të qëndrojë te Chelsea derisa të mbushë 40 vjet, raportoi “Sky Sports” të martën.
Braziliani 31-vjeçar ka kontratë me Chelsean deri në fund të stinorit, por ai ka insistuar se nuk mendon të largohet, e veçanërisht jo në janar, transmeton Koha Ditore. Ai thotë se po vazhdojnë bisedimet për vazhdim të kontratës me Chelsean dhe shpreson të qëndrojë edhe për nëntë vjet te klubi londinez.
Willian këtë stinor, në 23 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar katër të tjerë.
Artikuj të ngjashëm