Raportohet se Manchester Unitedi ka hyrë në garë për yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho.
Coutinho është një nga lojtarët më të kërkuar nga Barcelona, por “Djajtë e Kuq” do t’ia vështirësojnë punët për transferimin e tij, raporton Don Balon.
Sipas gazetës spanjolle Jose Mourinho dëshiron ta ketë në skuadër një mesfushor kreativ dhe e sheh yllin e rivalit të përbetuar si zgjidhjen e duhur, transmeton Koha.net.
Për 25 vjeçarin interesim ka shprehur gjithashtu edhe Paris Saint-Germaini, megjithatë braziliani e dëshiron transferimin në Camp Nou.
Artikuj të ngjashëm