Tammy Abraham mund të rikthehet në Premier League pas vetëm një sezoni në Serie A. “Il Messaggero” ka bërë të ditur se Manchester Unitedi po e monitoron nga afër situatën e sulmuesit anglez, i cili po shkëlqen te skuadra e Romës.
Abraham iu bashkua Romës para fillimit të këtij sezoni nga Chelsea, ndërsa ka shënuar 23 gola dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2026.
Skautët e Unitedit tashmë e kanë monitoruar nga afër Abrahamin në disa paraqitje te Roma dhe ekipi anglez po e përgatit ofertën për shërbimet e tij.
Unitedi thuhet se është i gatshëm të ofrojë rreth dhjetë milionë euro për Abrahamin, i cili ka kontratë me Romën deri në vitin 2026.