Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi po e kalon formën më të dobët në 40 vjetët e fundit

Manchester Unitedi po e kalon formën më të dobët në 40 vjetët e fundit.

Unitedi u eliminua edhe nga Liga e Kampionëve.

Të martën mbrëma u mposht 1:0 në “Old Trafford” nga Atletico Madridi në 1/8 e finales.

Kjo humbje në Evropë do të thotë se trofeu i ardhshëm, më i shpejti që mund ta fitojë, është Kupa e Ligës, që pritet të organizohet më 26 shkurt të vitit 2023.

Hera e fundit kur Unitedi fitoi trofe të madh ishte viti 2017.

Një formë të tillë e pati nga viti 1977 kur e fitoi Kupën FA, e më pas u desh të pres deri në vitin 1983, për ta fituar trofeun e njëjtë.

Edhe Një dekadë më vonë, Unitedi ende punon nën hijen e Fergusonit Sport Një dekadë më vonë, Unitedi ende punon nën hijen e Fergusonit

Mesatarja e fitoreve të Unitedit prej 45% në të gjitha garat këtë sezon, është më e ulëta që prej edicionit 1989-1990.

Qëkur Sir Alex Ferguson u pensionua në vitin 2013, Unitedi ka fituar vetëm tri trofe. Kupën FA nën drejtimin e Louis van Gaalit në vitin 2016, dhe Kupën e Ligës dhe Ligën e Evropës nën drejtimin e Jose Mourinhos një vit më pas.