Futboll

Amorimi u premton trofe tifozëve të Unitedit

amorimi

Në fund të muajit tetor, gjërat duken ndryshe për Manchester Unitedin, që ka luftuar shumë për të dalë nga kriza e rezultateve. 

Për herën e parë që prej muajit shkurt të vitit të kaluar, “djajtë e kuq” i kanë fituar tri ndeshje rresht të Premier Leagues. 

Dhe kjo ka ngritur moralin në skuadër. Trajneri Ruben Amorim tani u ka premtuar tifozëve edhe trofe. 

“Tani po ndihemi se mund të fitojmë diçka”, ka thënë Amorim, ka shkruar “Sky Sports” të premten. 

Unitedi fitoi 2:0 në shtëpi ndaj Sunderlandit të Granit Xhakës, ndërsa më pas në “Anfield” triumfoi 2:1 ndaj Liverpoolit. Ndeshjen e fundit e fitoi 4:2 ndaj Brightonit në “Old Trafford”. 

Ekipet e Manchesterit, City dhe United, tani zënë pozitat pesë dhe gjashtë me nga 16 pikë. Lider është Arsenali me 22 pikë.