Pesë futbollistë të Manchester Unitedit pritet t’i rinovojnë kontratat me klubin anglez, ka njoftuar të hënën “Manchester Evening News”.
David de Gea, Diogo Dalot, Luke Shaw, Fred dhe Marcus Rashford janë në vitin e fundit të kontratës dhe drejtuesit e klubit gjatë këtij muaji do t’i nisin bisedimet për të arritur marrëveshje të reja.
Në klub po planifikojnë t’i ndalin të gjithë futbollistët me kërkesën e trajnerit Erik Ten Hag. Po ashtu, të pesë futbollistët kanë opsionin e rinovimit edhe për një vit në kontratat aktuale me Unitedin.