Manchester Unitedi është futur në garë për mesfushorin Renato Sanches, kanë raportuar mediume angleze të premten.
Sanches do të largohet nga skuadra e Lille në janar për 20 milion euro dhe Manchester Unitedi e sheh atë si zëvendësim për Paul Pogban që pritet të largohet nga ekipi anglez.
Sanches 23-vjeçari, vitin e shkuar iu bashkua Lillet nga Bayern Muencheni dhe me ekipin francez ka kontratë deri në vitin 2023. Këtë edicion, portugezi ka dhjetë paraqitje dhe shënoi një gol.
Përveç Unitedit, për portugezin kanë shprehur interesim edhe klubet italiane, Interi dhe Milani.