Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi kthen interesimin kah Hojbergu

Danezi Pierre-Emile Hojberg mund të jetë lëvizja befasuese e Manchester Unitedit në fund të këtij afati kalimtar.

“The Telegraph” ka shkruar të hënën se gjasat janë të mëdha që Hojberg t’i bashkohet Unitedit nga skuadra e Tottenhamit.

Mësohet se 28-vjeçari i është ofruar Unitedit pasi është nxjerr në shitje nga Tottenhami dhe marrëveshja mes ekipeve mund të arrihet ditëve në vazhdim. Hojberg këtë edicion ka dy paraqitje apo 44 minuta lojë për Tottenhamin në kampionat, ndërsa me ekipin nga Londra ka kontratë deri në vitin 2025.

Për kartonin e Hojbergut, Tottenhami po kërkon të paktën 30 milionë euro. Ai këtë verë është kërkuar edhe nga Bayerni e Atletico Madridi, por Tottenhami nuk ka qenë i kënaqur me ofertat e këtyre klubeve. Hojberg prej vitit 2020 është pjesë e Tottenhamit.