Manchester United është shumë i interesuar për Pau Torresin e Villarrealit, njofton “Sport Italia” të dielën. “Djajt e Kuq” thuhet se janë në bisedime për blerjen e mbrojtësit 24-vjeçar, i cili ka luajtur shtatë ndeshje për Përfaqësuesen e Spanjës.
Klauzola e lirimit për Torresin është 65 milionë euro.