Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi interesohet për portierin Trapp

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për portierin Kevin Trapp, ka njoftuar “Sky Sports” të martën.

Bëhet e ditur se ekipi anglez tashmë ka kontaktuar Eintracht Frankfurtin për 32-vjeçarin. Trapp tek Unitedi po shihet si konkurrencë e mirë për David de Gean, dhe ekipi anglez është i gatshëm të ofrojë rreth 10 milionë euro për transferimin e tij.

Trapp është pjesë e Frankfurtit prej vitit 2018, kur iu bashkua nga Paris Saint-Germaini dhe ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2024.

Këtë edicion ai ka pesë paraqitje për Frankfurtin në të gjitha garat.