Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi interesohet për portierin Simon

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për portierin Unai Simon. “The Sun” raporton të enjten se Unitedi po synon transferimin e spanjollit në fund të këtij edicioni. Për ta bindur Athletic Bilbaon në lirimin e tij, ekipi anglez është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro.

Simon 25-vjeçar po shihet si përforcim i duhur për portën e Unitedit prej sezonit të ardhshëm dhe trajneri Erik ten Hag po e kërkon transferimin e tij. Simon tek Unitedi do ta zëvendësonte David De Gean, të cilit kontrata i skadon në fund të këtij sezoni, pasi klubi nuk po dëshiron ta shfrytëzojë opsionin e rinovimit edhe për një vit.

Simon ka kontratë me Bilbaon deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm