Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Al-Hilali ofron 50 mln për portierin Simon

Portieri i Përfaqësueses së Spanjës, Unai Simon ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Arabinë Saudite. Është skuadra e Al-Hilalit që ka shprehur interesim dhe ka bërë ofertë zyrtare për transferimin e tij, raporton “AS” të hënën.

Mësohet se ekipi saudit i ka ofruar Athletic Bilbaos 50 milionë euro për 26-vjeçarin, i cili vlerësohet ndër portierët më të mirë në La Liga.

Thuhet se marrëveshja mes palëve mund të arrihet së shpejti, pasi Simon ka marrë një ofertë të majme dhe është i gatshëm t'i bashkohet Al-Hilalit.

Ai ka kontratë me Bilbaon deri në vitin 2025, ndërsa ka 33 paraqitje me fanellën e Spanjës.

Simon prej vitit 2018 është pjesë e ekipit të parë të Bilbaos, ndërsa edicionin e fundit, pati 31 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm