Sulmuesi Mytro Uzuni ka gjasa të mëdha të largohet nga skuadra e Granadas gjatë kësaj vere.
“Panorama Sport” ka shkruar të hënën se interesimi për sulmuesin e Shqipërisë po shtohet dita-ditës, pasi krahas ekipeve nga Evropa po e kërkojnë edhe ato nga Arabia Saudite.
Uzuni ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 25 milionë eurosh dhe klubet saudite, emri i të cilave nuk është publikuar, kanë shprehur gatishmërinë për ta paguar një tarifë të tillë për kartonin e Uzunit.
Ndërkohë, në Evropë skuadrat që po insistojnë në shërbimet e tij janë Reimsi i Francës dhe Southamptoni, ekip që bën gara në Championship të Anglisë. 28-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2026 me Granadan që këtë edicion do të paraqitet në La Liga.