Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portieri Trapp zbulon se ka refuzuar ofertën e Unitedit

Portieri i Eintracht Frankfurtit, Kevin Trapp ka zbuluar se ka refuzuar ofertën e Manchester Unitedit për të qëndruar te klubi gjerman. Këtë Trapp e ka bërë të ditur të enjten në një postim në “Instagram”.

Unitedi i kishte ofruar atij zyrtarisht kontratë katërvjeçare, por Trapp 32-vjeçar që ka qenë pjesë edhe e Paris Saint-Germainit ka vendosur t’i mbetet besnik Frankfurtit.

“Është e vërtetë se kam pasur një ofertë të shkruar. Manchester Unitedi është klub global dhe shpresoj që të gjithë mund ta kuptojnë se mund ta kisha marrëq parasysh atë ofertë dhe të mendoj për një kalim të mundshëm. Mirëpo, i kam thënë përfaqësuesve të dy klubeve se kam vendosur të mbetem te Frankfurti”, ka shkruar Trapp.

Ai sezonin e shkuar me Frankfurtin e fitoi trofeun e Ligës së Evropës, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm