Manchester Unitedi po insiston në transferimin e sulmuesit Evanilson, i cili shkëlqeu sezonin e fundit te Porto. Mirëpo për ta lënë të lirë brazilianin 22-vjeçar, Porto po kërkon 65 milionë euro, ka njoftuar “The Sun” të hënën.
Evanilson po pëlqehet shumë nga trajneri i Unitedit, Erik ten Hag, që po e sheh si përforcim për sulmin, por negociatat me Porton po dalin të jenë të vështira. Gjiganti portugez nuk e ka ndërmend ta ulë çmimin për Evanilsonin, i cili ka kontratë deri në vitin 2025.
Gjatë sezonit 2021/22, Evanilson shënoi 21 gola në 46 ndeshje për Porton