Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi favorit për Vitinhan

Manchester Unitedi po vlerësohet favorit për transferimin e mesfushorit Vitinha. E përditshmja portugeze “Record” ka njoftuar të mërkurën se Unitedi tashmë ka arritur marrëveshje personale me futbollistin dhe po negocion me Porton për lirimin e tij.

Vitinha është i gatshëm të kthehet në Angli pasi në sezonin 2020/21 ishte i huazuar te Wolverhamptoni.

Unitedi për kartonin e tij është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro, pasi 22-vjeçari ka kontratë me Porton deri në vitin 2024.

Vitinha në sezonin e fundit shënoi katër gola dhe asistoi pesë herë në të gjitha garat për Porton.