Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi favorit për Wirtzin

Manchester Unitedi është favorit për transferimin e mesfushorit të Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz ka shkruar të hënën “The Sun”.

Bëhet e ditur se Wirtz është pajtuar t’i bashkohet Unitedit pasi ka biseduar me trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick.

Thuhet se Unitedi po negocion me Leverkusenin për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit. Ekipi gjerman për ta lënë të lirë mesfushorin 18-vjeçar po kërkon të paktën 70 milionë euro.

Wirtz këtë edicion është njëri prej lojtarëve më të dalluar te Leverkuseni, ku ka shënuar tetë gola dhe ka bërë 11 asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat. Wirtz në verën e vitit të shkuar u promovua në ekipin e parë të Leverkusenit dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Wirtz në muajin shtator debutoi me Përfaqësuesen e Gjermanisë dhe deri më tani ka katër paraqitje. Interesim për transferimin e tij, kanë shfaqur edhe ekipet tjera nga Premier League si Chelsea, Arsenali, Liverpooli e Manchester City.

Artikuj të ngjashëm