Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City në negociata për Wirtzin

Florian Wirtz

Kampioni i Anglisë, Manchester City po vlerësohet favorit për transferimin e mesfushorit Florian Wirtz. “Sky Sports” shkruan se City ka parakaluar Real Madridin dhe Barcelonën për futbollistin gjerman, pasi tashmë ka nisur negociatat me Bayer Leverkusenin.

Wirtz po pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola, i cili po insiston në transferimin e tij në fund të këtij edicioni. 20-vjeçari po shkëlqen këtë edicion dhe është njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në kampionatin e Gjermanisë.

Në 15 ndeshje të luajtura për Leverkusenin në të gjitha garat, ai ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 9 asistime.

Wirtz ka kontratë deri në vitin 2027 me Leverkusenin, ekip që për kartonin e tij po kërkon të paktën 100 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm