Manchester City nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i mesfushorit Florian Wirtz, qoftë këtë muaj apo në fund të këtij edicioni. “The Athletic” ka shkruar të enjten se City po i bën presion Bayer Leverkusenit për mesfushorin 20-vjeçar.
Wirtz pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola, i cili po insiston në transferimin e tij pasi po e sheh si përforcim të rëndësishëm për mesfushën. Wirtz ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2027 dhe ekipi gjerman po kërkon të paktën 100 milionë euro për kartonin e tij.
Ai është pjesë e ekipit të parë të Leverkusenit prej vitit 2020, ndërsa ka edhe 14 paraqitje me Përfaqësuesen e Gjermanisë. Në 23 ndeshje të luajtura këtë edicion, Wirtz ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 12 asistime për Leverkusenin.