Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni, favorit për Wirtzin

Florian Wirtz

Bayern Munichu është favoriti kryesor për transferimin e mesfushorit Florian Wirtz me të përfunduar edicioni aktual. “Sky Sport Germany” ka shkruar të enjten se Bayerni parimisht ka marrëveshje si me futbollistin ashtu edhe me Bayer Leverkusenin, e cila pritet të zyrtarizohet vitin tjetër.

Bayerni ka ofruar 100 milionë euro për 20-vjeçarin, duke parakaluar Real Madridin, Liverpoolin e Manchester Cityn, skuadra që gjithashtu kanë shprehur interesim për mesfushorin gjerman.

Wirtz po shkëlqen këtë edicion me Leverkusenin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027. Ai deri më tani, ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 10 asistime në 18 ndeshje të luajtura për Leverkusenin, liderin aktual të Bundesligës.