Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City në garë për mesfushorin Wirtz

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City, është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz, ka njoftuar të mërkurën “Bild”. Bëhet e ditur se City po synon të arrijë marrëveshje me ekipin nga Bundesliga për ta transferuar mesfushorin 18-vjeçar pas përfundimit të edicionit aktual.

Wirtz po shkëlqen këtë edicion te Leverkuseni, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2026 dhe kartoni i tij po vlerësohet rreth 50 milionë euro.

Ai ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asistime në gjashtë paraqitje në të gjitha garat.

Pos Cityt, interesim për Wirtzin, që këtë muaj ka debutuar me Përfaqësuesen e Gjermanisë dhe ka tri ndeshje të luajtura, kanë shprehur edhe Manchester Unitedi, Liverpooli, Chelsea, Arsenali e Bayerni.