Manchester Unitedi është në kërkim të një mesfushori. Trajneri i klubit anglez, Ralf Rangnick, po e kërkon me çdo kusht yllin e Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz.
18-vjeçari është një ndër lojtarët më të dalluar tek ekipi gjerman.
Wirtz tek Unitedi po shihet si zëvendësues i Paul Pogbas, që do të largohet.
“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të dërgojnë një ofertë rreth 40 milionë euro për talentin gjerman.
Wirtz ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2026. Në 21 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar tetë gola dhe ka bërë 11 asistime.