Manchester Unitedi dhe Liverpooli janë futur në garë për mesfushorin e Chelseat, amerikanin Christian Pulishiq ka njoftuar të mërkurën “Daily Mail”.
Pulishiq pritet të largohet nga Chelsea në fund të këtij edicioni pasi e ka humbur vendin e titullarit te londinezët prej se ka ardhur trajneri Thoms Tuchel në krye të ekipit.
Mesfushori 22-vjeçar deri më tani ka një gol e dy asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat për Chelsean, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.
Kartoni i Pulishiqit vlerësohet rreth 70 milionë euro, shumë të cilën janë të gatshëm ta paguajnë Unitedi e Liverpooli.
Krahas ekipeve nga Premier League, interesim për Pulishiqin ka shfaqur edhe Bayern Munichu.
Ai është pjesë e Chelseat është prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi.