Ish-trajneri i Arsenalit, Unai Emery është emëruar të enjten trajner i Villarrealit. Me klubin e La Ligas spanjolle, Emery ka firmosur për tri vjet.
Spanjolli nuk ishte i angazhuar që kur u shkarkua nga Arsenali në nëntor të vitit të kaluar.
Trajneri Javier Calleja u largua nga Villarreali javën e kaluar, pasi udhëhoqi skuadrën drejt vendit të pestë në La Liga.
Emery kishte zëvendësuar Arsene Wengerin si trajner i Arsenalit në maj të vitit 2018. E udhëhoqi skuadrën londineze drejt finales në Ligën e Evropës dhe vendit të pestë në Premier League.
Artikuj të ngjashëm