Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Umtiti fyhet në baza racore

Lazio ka thënë se ka marrë të gjitha masat e mundshme për t’i dënuar ata të cilët në baza racore kanë fyer Samuel Umtitin dhe Lameck Bandan.

I huazuari nga Barcelona, Umtiti, është parë me lot në sy në ndeshjen Lecce – Lazio, të mërkurën mbrëma, pas fyerjeve raciste që kanë ardhur në drejtim të tij nga tifozët e Lazios.

“Gjyqtari u detyrua ta ndërpresë ndeshjen Lecce-Lazio për shkak të fyerjeve racore në drejtim të lojtarit të ekipit vendës. Lazio gjithmonë ka marrë masat e nevojshme për ta ndalur racizmin dhe diskriminimin”, ka thënë ndër të tjera Lazio në komunikatën për shtyp.

Mbështetje Umtiti ka marrë edhe nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, që ka dalë në përkrahje të dyshes së Lecces.