Thirrjet raciste nga tifozët e Lazios në drejtim të lojtarëve të Lecces, Samuel Umtiti dhe Lameck Banda, kanë bërë që një pjesë e stadiumit “Olimpico” të mbetet e zbrazët për një ndeshje, ka njoftuar Federata e Futbollit të Italisë.
Umtiti u pa me lot në sy në fitoren 2:1 ndaj Lazios në mesjavë.
Ai ishte fyer në baza racore nga tifozët e skuadrës mysafire, bashkë me bashkëlojtarin Banda.
Ndeshja në pjesën e dytë ishte ndalur përkohësisht nga gjyqtari kryesor.
Një tribunë do të jetë pa tifozë si dënim, për ndeshjen që Lazio e luan ndaj Empolit në Romë.
Artikuj të ngjashëm
-
Umtiti fyhet në baza racore
-
Udinese paralajmëron përjashtim të përjetshëm për tifozët që fyen portierin e Milanit
-
Juventusit i mbyllet një pjesë e stadiumit për shkak të racizmit
-
Historia e racizmit vazhdon të përsëritet në futbollin italian
-
Lojtarët e Holandës fyhen në baza racore pasi humbën penalltitë