Lojtarët e Holandës që humbën penallti në ndeshjen ndaj Marokut, të martën në mëngjes, janë duke u përballur me fyerje në baza racore. Federata e Futbollit e Holandës ka thënë se fyerjet ndaj lojtarëve po bëhen “online”.
Justin Kluivert, Quinten Timber dhe Crysencio Summerville dështuan të shënojnë, ndërsa Maroku fitoi 3:2 në penallti për kualifikim në 1/8 e finales. Këta lojtarë tani po përballen me komente diskriminuese e raciste.
Federata ka thënë se po i shqyrton këto raste.
Nuk është hera e parë që lojtarët përballen me fyerje raciste për penallti të humbura në ngjarje të mëdha.
Artikuj të ngjashëm