Një pjesë e lojtarëve të Marokut janë rritur e zhvilluar në Holandë.
Dhe Maroku e eliminoi Holandën në Kupën e Botës. Kjo ka bërë që të aktualizohet deklarata e legjendës holandeze, Rafael van der Vaart e dhënë në mars. Ai kishte theksuar se vetëm marokenët e lindur në Holandë që nuk janë mjaftueshëm të mirë për të luajtur për Holandën shkojnë të luajnë për Marokun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Nuk dua të jem i pasjellshëm, por të gjithë marokenët këtu që nuk janë të mirë mjaftueshëm për të luajtur për Holandën, shkojnë për të luajtur për Marokun", kishte thënë Van der Vaart në një televizion holandez.
Në rrjetet sociale tashmë kanë nisur të tallen me ish-futbollistin për atë deklaratë.
