Pasi shkaktoi penalltinë ndaj Lazios, mbrojtësi i Bayernit, Dayot Upamecano, është fyer në baza racore në rrjetet sociale.
Dhe gjiganti gjerman i futbollit i doli menjëherë në mbrojtje futbollistit francez.
“Komentet raciste në mediat sociale kundër Dayot Upamecanos janë absolutisht të neveritshme. Bayerni e dënon këtë fuqishëm. Kushdo që bën komente të tilla nuk është tifoz i klubit tonë. Ke përkrahjen tonë Upa”, ka shkruar Bayerni menjëherë pas ndeshjes me Lazion në Romë, të cilën kampioni gjerman e humbi 1:0.