Futboll

Mbrojtësi i Bayernit flet për të ardhmen e tij

Dayot Upamecano

Qendërmbrojtësi francez, Dayot Upamecano, ka folur për planet e tij për të ardhmen. Upamecano luan për skuadrën e Bayern Munchenit. 

27-vjeçarit Upamecano kontrata me Bayernin i përfundon verën e ardhshme. 

Drejtuesit e Bayernit janë të bindur se Upamecano do të qëndrojë edhe më gjatë, por ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. 

Real Madridi po bënë përpjekje të mëdha për të nënshkruar me Upamecanon. 

“Agjenti im po kujdeset për këtë. Do të marrim vendimin e duhur. Jam këshilluar mirë. Jam i përqendruar te klubi. Gjithmonë kam thënë se ndihem mirë te Bayerni. Kam një trajner të shkëlqyer. Jam mirënjohës për çdo klub që tregon interes për mua. Jam i përqendruar te qëllimet e mia me klubin dhe ekipin kombëtar”, u shpreh mbrojtësi i qendrës. 

Ai është pjesë e bavarezëve nga viti 2021 kur u transferua nga RB Leipzigu për 42 milionë euro.