Mbrojtësi i Bayernit, Dayot Upamecano, e ka vlerësuar lart Paris Saint-Germainin. Por Upamecano ka theksuar se Bayerni synon fitore ndaj PSG-së të martën mbrëma.
Ndeshja e parë gjysmëfinale ndërmjet PSG-së dhe Bayernit luhet në Paris nga ora 21:00, kurse e kthimit në Gjermani më 6 maj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është një ndeshje e madhe për ne, jemi plotësisht të përqendruar në lojën tonë. Sigurisht duam të fitojmë. PSG-ja ka lojtarë të shkëlqyer dhe është një skuadër e shkëlqyer. Por ne jemi jashtëzakonisht të motivuar për këtë ndeshje. Ne jemi një ekip fantastik por edhe Parisi është i tillë. Ata kanë shumë lojtarë të shkëlqyer. Është një ekip unik dhe shumë i kompletuar”, ka thënë Upamecano të hënën në konferencë.
Ai nuk ka folur për të ardhmen. Ka pasur raportime se Upamecano mund t’i bashkohet Parisit nga edicioni i ardhshëm. Por francezi i Bayernit ka thënë se është në klubin më të mirë në botë.