Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Yamal fyhet në baza racore në Madrid: Je shumë i shëmtuar

Lamine Yamal

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, është fyer në baza racore nga një tifoz i Atletico Madridit gjatë ndeshjes të shtunën, në kuadër të javës së 30-të të La Ligas.

Barcelona fitoi 2:1 ndaj Atleticos.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në videon e publikuar të dielën nga “goal.com”, dëgjohet tifozi duke fyer Yamailin në baza racore.

“Je shumë i shëmtuar... Kthehu në Marok... Kthehu atje”, dëgjohet tifozi i Atleticos duke bërtitur në drejtim të Yamalit në afërsi të rivënies së këndit.

Yamal pati mundësinë të luante për Marokun për shkak të prejardhjes së tij, por zgjodhi Spanjën.

Yamal edhe më herët është përballur me fyerje raciste. Por kishte thënë se nuk kanë rëndësi për të.