Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Reagimi i fuqishëm i Yamalit pas fyerjes së myslimanëve në ndeshjen e Spanjës

Lamine Yamal

Superylli i futbollit, Lamine Yamal, ka reaguar ashpër pas fyerjes së myslimanëve nga tifozët spanjollë në ndeshjen e së martës mes Spanjës e Egjiptit.

Yamal, që është mysliman, ka thënë se thirrjet e dëgjuara ishin “pa respekt” dhe të “patolerueshme”, duke shtuar se ato nuk i ishin drejtuar atij. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Yamali luajti për Spanjën në ndeshjen që mbeti në hije për shkak të fyerjeve të dëgjuara.

“Kush nuk kërcen është mysliman” ishte njëra prej thirrjeve të tifozëve spanjollë në ndeshjen e luajtur në qytetin e Barcelonës. 

“Jam mysliman, faleminderit Zotit. E dija që po shkoja tek ekipi rival dhe nuk ishte diçka personale kundër meje. Por si mysliman them se kjo nuk ndalon së qenuri mungesë respekti dhe diçka e patolerueshme”, ka shkruar ylli i Barcelonës.

Ndeshja u luajt në stadiumin e Espanyolit.

Yamal ka shtuar se shfrytëzimi i fesë si formë e talljes në stadiume është gjë e papërshtatshme.

“E kuptoj që jo të gjithë janë kështu, por për ata që këndojnë këto gjëra: përdorimi i një feje si tallje në një fushë ju lë njerëz injorantë dhe racistë”.

Yamal ka shkruar se futbolli duhet të shijohet dhe të inkurajohet dhe jo që përmes tij të mos respektohen njerëzit për atë që janë apo për atë që besojnë.