Sport

Ukraina në Evropian

Ukraina

Ukraina është kualifikuar në Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani nga qershori.

Ukrainasit siguruan biletën e Evropianit pasi mposhtën Islandën 2:1 të martën, në ndeshjen e vlefshme për Rrugën C të plejofit.

Islanda shënoi golin e epërsisë në minutën e 30-të me Albert Gudmundssonin.

Por Ukraina përmbysi gjithçka në pjesën e dytë.

Fillimisht, Viktor Tsygankovi në minutën e 54-t barazoi rezultatin, ndërsa Mykhailo Mudryk në të 84-n i dhuroi kualifikimin Ukrainës.

Ukraina do të jetë në Grupin E bashkë me Rumaninë, Belgjikën dhe Sllovakinë.