Futboll

Franca siguron Botërorin me fitore të thellë

Franca

Franca e ka siguruar Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm me fitore të thellë ndaj Ukrainës.

Ndeshje e pestë të Grupit D, të zhvilluar të enjten mbrëma në “Parkun e Princave” në Paris, Franca e fitoi 4:0. 

Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë. 

Dy i realizoi Kylian Mbappe, ndërsa nga një tjetër realizuan Michael Olise dhe Hugo Ekitike. 

Mbappe shënoi në minutat 55 dhe 83, ndërsa Olise në minutën e 76-të. Ekitike e vendosi sfidën dy minuta para fundit. 

Franca në Kanada, Meksikë e SHBA kualifikohet nga vendi i parë me 13 pikë në pesë ndeshje. Islanda dhe Ukraina do të luftojnë për vendin e dytë, që dërgon në plejof, pasi kanë nga shtatë pikë në vendin e dytë e të tretë. 

Azerbajxhani pa gjasa për të avancuar tutje e ka vetëm një pikë në vendin e fundit.