Futboll

Ukraina gati për Evropian, fiton testin e fundit

Ukraina

Ukraina e ka fituar thellë ndeshjen e fundit miqësore para Evropianit “Gjermania 2024”. Ukraina mposhti Moldavinë me rezultatin 4:0 të martën. Ndeshja miqësore u zhvillua në Kishinau të Moldavisë.

Ishte fitorja e parë e Ukrainës në miqësoret e këtij muaji. Humbi nga Polonia 3:1, ndërsa luajti pa gola kundër nikoqires së Evropianit, Gjermanisë.

Roman Yaremchuk shënoi golin e parë në minutën e dytë, kurse dy minuta para fundit të pjesës së parë për 2:0 shënoi Viktor Tsygankov. Artem Dovbyk shënoi për 3:0 në minutën e 49-të, kurse Georgiy Sudakov realizoi golin e katërt për ukrainasit.

Ukraina në Evropian është në grup bashkë me Rumaninë, Sllovakinë dhe Belgjikën.