Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ukraina mund t’i bojkotojë Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Ukraina mund t’i bojkotojë Lojërat Olimpike “Paris 2024” nëse sportistët rusë dhe bjellorusë do të lejohen të marrin pjesë, ka thënë Ministri i Sportit i Ukrainës.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka thënë të mërkurën se do të “eksplorojë një rrugë” për sportistët e të dyja shteteve që të marrin pjesë si neutralë.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka dalë kundër këtij plani, duke thënë se është një “botë larg realitetit të luftës”.

“Pozicioni jonë mbetet i pandryshuar”, ka thënë Ministri i Sportit i Ukrainës, Vadym Guttsait. “Sa të ketë luftë në Ukrainë, sportistët rusë dhe bjellorusë nuk duhet të pranohen në garat ndërkombëtare”, ka shkruar Ministri Guttsait në llogarinë e tij në Facebook.