Komiteti Olimpik i Ukrainës ka bërë të ditur se disa sportistë nuk duhet të lejohen të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Paris, për shkak se e përkrahin “agresionin rus”.
Sportistët e Rusisë dhe Bjellorusisë që janë kualifikuar për Olimpiadën 2024, do të garojnë si të pavarur.
Por, do të garojnë pa flamuj, emblemë dhe himn të shtetit të tyre.
Komiteti Olimpik i Ukrainës ka reaguar ndaj këtyre sportistëve, duke i dërguar letër edhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që të merren masa ndaj këtyre garuesve.
Njëri prej kushteve që sportistët rusë e bjellorusë të marrin pjesë në Olimpiadë është edhe mospërkrahja e luftës së Rusisë.
Lojërat Olimpike në Paris nisin më 26 korrik dhe mbarojnë më 11 gusht.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusët e bjellorusët vetëm si neutralë në Lojërat Olimpike Dimërore
-
Ukraina u kërkon sportistëve të shmangin kontaktet me rusët e bjellorusët
-
IOC-ja konfirmon se rusët e bjellorusët mund të garojnë si neutralë në Olimpiadë
-
Ukraina ndalon përfaqësueset të garojnë ku janë rusët e bjellorusët
-
Ukrainasit nuk marrin pjesë në garat ku ka rusë