Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, pret që ndeshja me Islandën të sjellë shumë duele fizike në fushë.
Ai ka thënë se ndeshja me Islandën do të jetë ndryshe nga ato të cilat Kosova ka zhvilluar deri tash në Kualifikimet për Botërorin Rusia 2018.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Islanda është ndryshe nga Turqia. Do të ketë shumë duele fizike me topa të lartë. Duhet të kemi vetëbesim. Do të japim maksimumin për të nxjerrë një rezultat pozitiv”, ka thënë ai në konferencën për media, para takimit të së premtes.
Ujkani ka thënë se ekipi tani është në rrugën e drejtë dhe ekipi po forcohet në total.