Sport

Ujkani: Barazimi me Danimarkën i jep më shumë forcë Kosovës

Samir Ujkani, kapiteni i Kosovës, ka thënë se barazimi me Danimarkën, 2 me 2, në miqësoren e sotme i jep Kosovës më shumë forcë për ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020 ndaj Bullgarisë.

Kosova pret të hënën në “Fadil Vokrri” Bullgarinë për të nisur Grupin A kualifikues.

“Së pari dua të theksoj se paraqitja ishte perfekte. Si arritëm të nisim lojën, të ruanim presionin. Goli sikur penaltia si goli i dytë ishin momente pak negative. Është në rregull. Kualiteti i tyre është superior. Këto gjëra ndodhin e ne jemi duke vazhduar rrugën si duhet. Ky rezultat na jep edhe më shumë forcë për ndeshjen me Bullgarinë. Ishte test i madh për ne. Tani kemi përballje të vështira. Testin e kaluam mirë, por duhet të kemi kujdes”, ka thënë ai.