Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ujkani thotë se puna grupore mund të shpërblehet

Zëvendësdrejtori i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Samir Ujkani, ka thënë pas shortit për Ligën e Kombeve, se Kosova vetëm e bashkuar mund të korrë sukses. “Është një grup korrekt. E kemi prapë kundërshtare Rumaninë, me të cilën u përballëm së fundmi edhe në kualifikimet për ‘Euro 2024’.

Po ashtu, edhe Qipro është një Kombëtare me të cilën jemi ndeshur dhe e njohim mirë, ndërsa Lituani/Gjibraltar do ta shikojmë se cila do të jetë pjesë e grupit dhe më pas e analizojmë. Gjithsesi, ne duhet të shikojmë vetëm veten dhe të kemi besim tek ekipi.

Duhet të punojmë të gjithë bashkë për suksesin dhe të dalim të parët në këtë grup”, ka deklaruar ish-portieri i Kosovës.

Artikuj të ngjashëm