Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha: Kemi luajtur shumë mirë

Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha është shumë i kënaqur me paraqitjen e përfaqësueses ndaj Zvicrës.

Kosova fitoi thellë dhe tani e presin edhe tri ndeshje në parakualifikime.

Sipas Berishës, Kosova duhet të vazhdojë me energji të njëjtë.

“Jemi shumë të lumtur. Kemi ushtruar gjatë për këtë ndeshje. Dhe kemi dëshmuar se jemi përgatitur shumë mirë, ndonëse disa kanë dyshuar. Shpresojmë që edhe në ndeshjet tjera do ta kemi këtë energji. Loja jonë ishte shumë e mirë. I përgëzoj gjithë lojtarët, trajnerët, për atë që kemi bërë deri më tani. Shpresojmë të kemi sukses edhe në ndeshjet tjera”, ka thënë Berisha, që ishte një prej më të mirëve te Kosova në fitoren më të madhe deri më tani. “Do të vazhdojmë me këtë sistem. Shkojmë në Danimarkë për të dhënë maksimumin. Do të jetë më vështirë, por do të shkojmë për të fituar. Do të shkojmë hap pas hapi. Po shpresoj që do të kemi rezultat të mirë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Nuk është bërë asgjë me këtë fitore. Na presin edhe tri ndeshje”, ka shtuar Berisha.