Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Samir Ujkani beson se sonte Kosova do të marrë rezultat pozitiv në duel me Finlandën.
Kosova dhe Finlanda do të ndeshen sonte në “Loro Boriçi” të Shkodrës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës “Rusi 2018”.
“Besoj se do të kemi një finale dhe do të angazhohemi për një rezultat që do ta bënte krenar tërë popullin tonë”, ka thënë Ujkani, transmeton kp.
Ndeshja Kosovë – Finlandë nis në orën në orën 20:45.