Përzgjedhësi i Kosovës U21 në futboll, Afrim Tovërlani, ka kërkuar nga lojtarët luftë të madhe sportive në fushë kundër Finlandës. Ai thotë se kanë analizuar ndeshjet e Finlandës dhe se janë gati për duelin e së martës.
Ndeshja Finlandë U21 – Kosovë U21 zhvillohet të martën nga ora 17:30 dhe i takon kualifikimeve për Evropianin 2027 qe mbahet në Shqipëri dhe Serbi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova të premten e kaluar mposhti Qipron me rezultat 4:0.
“Finlanda është më e fortë se sa Qipro, prandaj do të na duhet më tepër luftë e më me tepër duele. Gjendja e futbollistëve është e mirë, por problemi kryesor është se kemi ardhur nga një temperaturë 21 gradë në minus gradë”, ka thënë Tovërlani për Federatën e Futbollit e Kosovës.
Kosova është në vendin e tretë me shtatë pikë, kurse Finlanda një pozitë më lart me nëntë pikë. Spanja është lidere me 12 pikë.