Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka thënë se ende nuk e ka kaluar koronavirusin. Këtë njoftim e ka bërë vet portieri i Torinos në rrjetin social Instagram.
“Ende jam me koronavirus”, ka shkruar shkurt Ujkani që vazhdon të jetë i izoluar në Torino.
Ujkani doli pozitiv në testin për koronavirus me t’u kthyer në Torino pas grumbullimit me përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjet e muajit të shkuar në kuadër të Ligës së Kombeve.
Pas kthimit në Torino, pozitiv kishte dalë edhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda e shumë futbollistë tjerë të “dardanëve”.
Portieri 32-vjeçar nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje këtë edicion me fanellën e Torinos, derisa Vojvoda u kthye në fundjavën e shkuar në derbin kundër Juventusit, por nuk luajti asnjë minutë.