Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ugarte preferon kalimin te Chelsea

Mesfushori Manuel Ugarte po preferon kalimin te Chelsea, pavarësisht se ka marrë oferta edhe nga Paris Saint-Germaini, Liverpooli e Aston Villa.

“Sky Sports” raporton të martën se Ugarte parimisht ka arritur marrëveshje personale me Chelsean, ekip që po negocion me Sportingun e Lisbonës për lirimin e tij. Megjithatë, Sportingu po kërkon gati 100 milionë euro për ta lënë të lirë 22-vjeçarin, i cili tashmë ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha të Evropës.

Ugarte është pjesë e Sportingut prej vitit 2021 dhe ka kontratë deri në vitin 2026, ndërsa luan në rolin e mesfushorit defensiv.

Këtë edicion Ugarte ka regjistruar 47 paraqitje për Spontingun, ndërsa ka edhe8 ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Uruguait.