Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja prezanton Ugarten

Mesfushori defensiv, Manuel Ugarte është përforcimi i ri i skuadrës së Paris Saint-Germainit.

Ugarte të premten është transferuar te Parisi, ekip me të cilin ka firmosur kontratë pesëvjeçare.

22-vjeçari te Parisi është transferuar nga skuadra e Sportingut, pjesë e së cilës ka qenë prej vitit 2021.

Edhe pse Parisi nuk i ka bërë të ditura detajet e transferimit të tij, mediumet franceze kanë raportuar se ka paguar mbi 50 milionë euro për kartonin e Ugartes.

Edicionin e fundit, Ugarte regjistroi 47 paraqitje për Sportingun në të gjitha garat, ndërsa pati edhe një asistim.

Ai është pjesë e Përfaqësueses së Uruguait, për të cilin ka regjistruar 8 paraqitje deri më tani.