Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja siguron Ugarten

Paris Saint-Germaini ka siguruar shërbimet e mesfushorit devensiv, Manuel Ugarte ka njoftuar “FootMercato” të hënën. Bëhet e ditur se Parisi ka arritur marrëveshje personale me 22-vjeçarin dhe është pranë finalizimit të marrëveshjes edhe me Sportingun e Lisbonës.

Parisi ka mposhtur konkurrencën e fortë të skuadrave angleze për Ugarten, i cili ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2026.

Thuhet se Ugarte është pajtuar ti bashkohet Parisit, ekip që i ka ofruar kontratë pesëvjeçare. Po ashtu, Parisi ka ofruar mbi 60 milionë euro për ta bindur Sportingun në lirimin e uruguaianit. Ugarte është pjesë e Sportingut prej vitit 2021, ndërsa këtë edicion ka regjistruar 47 paraqitje në të gjitha garat.