UEFA do të dërgojë një delegacion për ta vlerësuar procesin zgjedhor të Federatës së Futbollit të Shqipërisë, para se klubet të votojnë për presidentin e federatës muajin e ardhshëm.
UEFA ka thënë të martën se “misioni vlerësues” është rezultat i bisedimeve mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin, dhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka.
Delegacioni prej tre anëtarëve do të jetë në Tiranë nga 14 deri më 16 shkurt. Zgjedhjet për president të FSHF-së mbahen më 2 mars. UEFA ka treguar planet në një letër të publikuar në faqen zyrtare.
Duka është duke kërkuar mandatin e gjashtë katërvjeçar, ndonëse ka pasur akuza për korrupsion ndaj tij.
Pas takimit me Ramën në Tiranë javën e kaluar, Çeferin ka thënë se shqetësimi i tij për ndërhyrjet politike në zgjedhjet e futbollit u zbutën.
Çeferin tha se kishte rënë dakord me Ramën që “nuk do të ketë ndërhyrje qeveritare dhe se futbolli do të vendosë për futbollin dhe këtë duam ne”.
Edhe
FSHF-ja mbështet Çeferinin në garën për president të UEFA-s
Presidenti i UEFA-s po ashtu ka thënë se është i përkushtuar për organizimin e finales së Ligës së Konferencës në Tiranë më 25 maj.
Muajin e kaluar, një shpërthim tronditi shtëpinë e Dukës në Durrës. Nuk u raportua për të lënduar.