Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

U mbajt Mini-olimpiada e këtij viti

Të premten në Vushtrri është mbajtur Mini-olimpiada 2019, në të cilën morën pjesë afro 500 garues.

Është ky një aktivitet tradicional për personat me nevoja të veçanta, ndërsa është garuar në 13 disiplina të ndryshme, transmeton Koha Ditore.

Organizator i kësaj ngjarjeje është Komiteti Paralimpik i Kosovës i përkrahur nga organizata të shumta. Kryeministri Ramush Haradinaj ka ndjekur nga afër këtë aktivitet sportiv. Mini-olimpiada është mbajtur për herë të 15-të.

"Numri i sportistëve po shënon rritje dita-ditës e po ashtu numri i klubeve e federatave, që japin sinjal të mirë për Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe ambiciet tona. Puna, përkushtimi dhe të arriturat tona nuk do të mbesin vetëm në kufijtë e Kosovës. Sukseset tuaja do të na dërgojnë drejt sfidave ndërkombëtare", ka thënë ndër të tjera Njomza Emini, kryetare e Komitetit Paralimpik të Kosovës.

Image
Artikuj të ngjashëm